Një shërbim i opinionit të dytë mjekësor që përmirëson ndjeshëm rezultatet e kujdesit shëndetësor

Ne në MediGuide e kuptojmë, edhe nga përvoja personale, se një diagnozë mjekësore serioze ose kërcënuese për jetën mund të jetë dërrmuese. Po kështu, vendimet që merrni pas diagnozës suaj fillestare mund të kenë një ndikim kritik në shëndetin tuaj. Marrja e një mendimi të dytë mjekësor, jo vetëm që ju ndihmon të kuptoni më mirë gjendjen tuaj, por edhe opsionet e trajtimit të disponueshme për ju.

Jeni të shqetësuar se mos ofendoni mjekun tuaj?

Shumica e njerëzve para se të kryejnë një blerje të madhe priren të kërkojnë në treg për ofertën më të mirë të mudshme, por kur bëhet fjalë për shëndetin dhe mirëqenien e tyre, janë më pak të prirur për të marrë një opinion të dytë mjekësor. Krahasimi i këshillave mjekësore nuk ka të bëjë me mosbesimin ndaj mjekut tuaj apo të mohoni gjendjen tuaj mjekësore. Në fakt, shumë mjekë pajtohen se një opinion i dytë mjekësor është i rëndësishëm. Gjithashtu ju jep besimin dhe qetësinë mendore të dini se keni bërë gjithçka që mundeni për të siguruar rezultatin më të mirë të mundshëm të kujdesit shëndetësor për ju ose të dashurit tuaj.

Pse të zgjidhni MediGuide?

Kur diagnostikoheni me një gjendje mjekësore, dëshironi përgjigje të qarta. Ju dëshironi këshillat më të mira nga mendjet më të ndritura mjekësore nga qendrat mjekësore lider në botë. Shërbimi ynë i opinionit të dytë mjekësor në distancë është pa kufizime gjeografike - akses i shpejtë në diagnozën e duhur dhe trajtimin më të përshtatshëm nga një ekip ekspertësh, pa kosto shtesë për ju. Ende të pasigurt? Konsideroni këtë fakt. Në 91.43% të miliona rasteve që kemi vlerësuar vetëm në vitin 2022: në 3.20% të rasteve ka pasur një ndryshim në diagnozë, dhe në 88.23% të rasteve ka pasur ndryshim në trajtimin e zgjedhur.


juridiksionet në 5 kontinente

mbi 60 vende që operojnë në

152 vende që u shërbejnë klientëve

duke ndikuar në miliona anëtarë

 


Vlerësimi i opinionit të dytë mjekësor kryhet në distancë. Kjo do të thotë që vlerësimi Juaj nuk kryhet vetëm nga një specialist, por nga një ekip mjekësh ekspertësh shumëdisiplinorë që shërbejnë në qendrat mjekësore lider nëpër botë. Këto qendra janë të njohura për përparimet e tyre kërkimore mjekësore, trajtimet më të fundit dhe cilësinë e përgjithshme të rezultateve të tyre klinike.

 

Më afër kurës